Zyrtare: Deschamps në krye të ‘Gjelave’ deri në vitin 2026
BKT
Sport

Zyrtare: Deschamps në krye të ‘Gjelave’ deri në vitin 2026

F.Bytyqi/RTKLive

Didier Deschamps do ta drejtojë Kombëtaren e Francës edhe për tre vjet.

Sipas medieve franceze, Federata Franceze e Futbollit sot ka zyrtarizuar kontratën e re me Deschamps.

Ish-mesfushori francez është një nga trajnerët më jetëgjatë në botën e futbollit pasi që Botërori 2026 do të jetë i katërti për 54-vjeçarin si përzgjedhës i ‘Gjelave’.

Deschamps në krye të Francës numëron 139 ndeshje. Prej tyre ka fituar 89, ka humbur 22 dhe ka barazuar 28.