Villareali trondit Realin
BKT
Sport

Villareali trondit Realin

F.Bytyqi/RTKLive

Villareali e ka ndalur Real Madridin, duke e mposhtur me rezultat 2-1, sonte në kuadër të javës së 16-të të La Ligës.

Villareal dhe ‘Los Blancos’ kanë dhuruar një superndeshje me aksion dhe raste të shumta, por që në fund fitores iu gëzuan nikoqirët.

Pino (47’), ndezi stadiumin duke kaluar Villarealin në epërsi prej 1-0, por 12-të minuta më vonë, skuadra e Carlo Ancelottit u rikthye në lojë me golin e Karim Benzemas nga penalltia.

Në minutën e 63-të sërish ndizet stadiumi, Moreno nga pika e bardhë kalojë për të dytën herë Villarealin në avantazh prej 2-1, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo sfidë interesante.

Pas kësaj disfate, Real mbetet në vendin e dytë me 38 pikë të tubuara, aq sa ka edhe Barcelona e cila ka një ndeshje me pak, kurse, Villareal renditet e pesta me 27 pikë.