Skandali i trukimeve në Portugali, hetohen Benfica dhe Rui Costa
RTSH
Shtypi portugez ka bërë të ditur se gjyqësori ka hapur një hetim për klubin sportiv të Benfica-s, ekipin e famshëm portugez të futbollit dhe anëtarët e bordit drejtues të mandatit 2016/2020 dhe ende në detyrë. Zërat e para të shtypit u konfirmuan nga vetë klubi sportiv.
Ndër ata që janë nën hetim është Manuel Rui Costa, i cili luajti në Itali për vite me radhë, fillimisht te Fiorentina dhe më pas te Milani, dhe aktualisht është president i klubit për të zëvendësuar Luís Filipe Vieira, i cili dha dorëheqjen në verën e vitit 2021 pas ndalimit të tij, kërkuar si pjesë e një tjetër hetimi për mashtrim tatimor.
Në hetimin aktual, i cili doli nga hetimi i prokurorëve për emailet e hakuara, Benfica akuzohet se ka përfituar nga rezultate të manipuluara në disa ndeshje. Deklarata e klubit thekson “hapje totale për të bashkëpunuar me autoritetet kompetente”.























