Inzaghi pas barazimit me Monza-n: Jemi të zemëruar
BKT
Sport

Inzaghi pas barazimit me Monza-n: Jemi të zemëruar

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, është shprehur i zhgënjyer me barazimin kundër Monzës.

Monza dhe Inter mbrëmë luajtën baras 2-2, në kuadër të javës së 17-të në Serie A.

Ky barazim është një hap prapa për skuadrën ‘Nerazure’ e cila synon të shkojë sa më lart në tabelën e Serie A.

Inzaghi mendon se ky barazim erdhi nga një gabimi të pafalshëm, derisa sa i kritikoi VAR-in.

“Jemi të zemëruar. Pas pesë vitesh me VAR u bë një gafë shumë e rëndë. Po flasim për një barazim që erdhi pas një gabimi të pafalshëm”, tha Inzaghi.

Pas këtij barazimi, Inter mbetet në vendin e katërt me 34 pikë të tubuara, shtatë pikë prapa liderit të tabelës, Napolit.