10:15 / 10.01.2023
CFR Cluj zyrtarizon transferimin e Ermal Krasniqit
B. H. / RTKlive
Njëri nga futbollistët më të mirë të Superligës, Ermal Krasniqi është prezantuar në fanellën e skuadrës rumune, Cluj.
Klubi rumun, të martën në mëngjes, e ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit të Ballkanit për 300 mijë euro.
“CFR 1907 Cluj dhe FC Ballkani, ish-kundërshtari ynë në grupet e Conference League, kanë arritur marrëveshje lidhur me transferimin e mesfushorit kosovar Ermal Krasniqi te ne! Mesfushori ofensiv 24-vjeçar ka evoluar në tre sezonet e gjysmë të fundit te FC Ballkani, skuadër për të cilën ka bërë 105 paraqitje. Me fanellën e kampionit të Kosovës, Krasniqi ka shënuar 39 gola dhe ka dhënë 17 asistime” thuhet në njoftimin e Cluj.























