Courtois niset nga rasti i Ronaldos dhe thotë se sporti në Arabi po rritet
BKT
Sport

Courtois niset nga rasti i Ronaldos dhe thotë se sporti në Arabi po rritet

Uran Krasniqi/RTKLive

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, konsideron se lëvizja e Cristiano Ronaldos drejt Al Nassr është dëshmi e ambicies së Arabisë Saudite për t`u rritur si komb në kuptim të sportit. 

Në rastin e superyllit portugez pati shkëputje të kontratës me Manchester United pas një pajtimi të dyanshëm, duke e lënë të lirë atë të transferohej në Arabinë Saudite. 

“Transferimi i Cristianos e bën të qartë se vendi dëshiron të rritet sa i takon sportit”, ka thënë Courtois para gazetarëve. "Zgjedhja e Cristiano për të ardhur këtu është vendimi i tij, por kjo tregon se Arabia Saudite dëshiron të përmirësohet. Al Nassr e solli Ronaldon për ta fituar ligën". 

Edhe trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, kishte një pikëpamje të ngjashme për marrëveshjen. "Cristiano ka qenë një nënshkrim fantastik. Ne e urojmë atë. Ai është një legjendë e klubit tonë, si Bale, i cili u tërhoq dje. Ata mbeten në zemrat e të gjithë tifozëve tanë".