23:11 / 10.01.2023
Manchester United e Newcastle kalojnë në gjysmëfinale të EFL Cup
Uran Krasniqi/RTKLive
Manchester United dhe Newcastle kanë prerë biletat e gjysmëfinales së EFL Cup.
United ka fituar me rezultat 3-0 kundër Charlton Athletic.
Antony (21’) ka hapur serinë e golave, ndërsa pas tij Rashford ka realizuar dy herë (90’, 90+5).
Newcastle ka fituar me rezultat 2-0 kundër Leicester City. Dan Burn (60') dhe Joelington (72') kanë realizuar për fitoren e Newcastle.























