Haller i kthehet futbollit pas tejkaloi problemet shëndetësore
Uran Krasniqi/RTKLive
Sebastien Haller ka bërë paraqitjen e tij të parë për Borussia Dortmund të martën, kur është aktivizuar në minutën e 74-të të ndeshjes miqësore kundër skuadrës tjetër gjermane, Fortuna Dusseldorf, e cila është zhvilluar në një kamp në Marbella të Spanjës.
Ish-sulmuesi i Ajax sapo kishte nënshkruar për Borussia Dortmundin vitin e kaluar dhe ishte dashurtë shkonte për trajtim shëndetësor pasi ishte kuptuar se ai kishte kancer.
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë ka folur për situatën e tij.
“Tani kuptoj se ajo që kam kaluar në muajt e fundit më ka bërë të kuptoj shumë gjëra. Kam kaluar momente vërtet të vështira, sidomos kur takoja edhe njerëz të tjerë në spital të cilët në atë moment ishin më mirë se unë. Kjo më jepte shpresë për të ardhmen dhe flisja me njerëz që kishin të njëjtën sëmundje si unë. Secili kishte problemin e tij, por shkëmbenim shumë këshilla të vlefshme. Që nga momenti i parë objekti im ishte të rikthehesha në fushë dhe të luaja sërish para ‘Murit të Verdhë’. Tifozët janë motivi për të cilin çdo lojtar zbret në fushë dhe kur kjo të ndodhë, dua të jem gati”, ka shkruar Halleri.























