Golden Eagle Ylli mposht Ponte Prizrenin
BKT
Sport

Golden Eagle Ylli mposht Ponte Prizrenin

Uran Krasniqi/RTKLive

Kampioni aktual, Golden Eagle Ylli, ka realizuar edhe fitoren e radhës. Këtë herë, në një ndeshje të mbetur nga xhiroja 11-të, ka mposhtur Ponte Prizrenin.

Rezultati përfundimtar ka qenë 80:76 (19:13, 16:21, 14:15, 31:27). 

Më i miri te vendasit ishte Chris Harris me 21 pikë e 14 kërcime, ndërsa u ndihmua nga Gëzim Morina me 16 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te prizrenasit u dalluan Adam Grant me 22 pikë e shtatë kërcime dhe Dachon Burke me 23 pikë e pesë kërcime.

Kësisoji Golden Eagle Ylli ka regjistruar të 12-ten me radhë, pas katër humbjeve që kishte në fillim. Ndërkohë, prizrenasit numërojnë gjashtë fitore e 11 humbje.