20:02 / 11.01.2023
Miranda njofton tërheqjen nga futbolli
Uran Krasniqi/RTKLive
Joao Miranda nuk do të jetë më aktiv si futbollist.
Ish-mbrojtësi i Brazilit, Atletico Madridit dhe Interit ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli në moshën tridhjetë e tetë vjeçare.
"Ka ardhur momenti. Për të gjithë ata që bënin tifo për mua, faleminderimet më të veçanta. Faleminderit shumë, futboll!", ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Braziliani në karrierën e tij pos për Atletico Madridin e Interin ka luajtur edhe për Cortiba, Sochaux e Jiangsu Suning.
Miranda ka veshur pesëdhjetë e tetë herë fanellën e Brazilit.























