20:51 / 11.01.2023
Prishtina e deklason Pejën
Uran Krasniqi/RTKLive
Sigal Prishtina e ka mposhtur Pejën me një diferencë prej tridhjetë e tetë pikëve. Kjo në ndeshjen e mbetur të javës së 15-të të Prince Caffe Superligës.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 83:45 (15:13, 24:13, 28:4, 16:15).
Më i miri i ndeshjes ishte Dustin Thomas i Sigal Prishtinës me 27 pikë e 12 kërcime.
Tani të dy skuadrat kanë nga 12 fitore e pesë humbje.
Prishtina tani është lidere e re e Superligës.























