Emery e realizon transferin e parë si trajner i Villas
BKT
Sport

Emery e realizon transferin e parë si trajner i Villas

Uran Krasniqi/RTKLive

Aston Villa ka kompletuar transferimin e Alex Moreno nga Real Betis, duke e bërë mbrojtësin e majtë ardhjen e parë prejse Unai Emery mori drejtimin e skuadrës. 

Villa do t'i paguajë Betisit 15 milionë euro dhe futbollisti ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027. 

Emery e ka vlerësuar futbollistin e sapoafruar. 

“Alex është një lojtar i mirë që mund të ndihmojë skuadrën tonë”, ka thënë ai për faqen e klubit. “Ai ka qenë një nga mbrojtësit kryesorë të majtë në La Liga gjatë sezoneve të fundit dhe ne jemi të kënaqur që e kemi këtu”.

Moreno më herët ka luajtur edhe për Mallorca, Rayo Vallecano dhe Elche.