23:10 / 11.01.2023
Real Madrid kalon Valencian dhe siguron finalen
Uran Krasniqi/RTKLive
Real Madrid ka kaluar në finale të Superkupës së Spanjës pasi ka mposhtur Valencian me penallti pas barazimit 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ndërkombëtar "King Fahd" në Riad të Arabisë Saudite.
Madrilenët kaluan në epërsi në minutën e 39-të kur Benzema shndërroi në gol një penallti të fituar nga vetë francezi pas një ndërhyrje të gabuar të Comert.
Deri te barazimi Valencia ka ardhur me golin e Lino (46’).
Rael Madrid takohet në finalen e së dielës me fituesin e ndeshjes Real Betis - Barcelona.
Në momentin e penalltive futbollistët e Real Madridit u treguan më të saktë ku fituan ndeshjen me rezultat 4-3.























