09:43 / 12.01.2023
Kjo është oferta e Newcastle United për yllin e Dortmundit
F.Bytyqi/RTKLive
Klubi anglez Newcastle United, ka bërë gati një superofertë për yllin e Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukoko, raportojnë mediat britanike.
Moukoko është duke bërë një sezon të madh me ‘milionerët’ e Gjermanisë, dhe tashmë ai ka ndezur interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane.
Newcastle United siç raportohet, ka gati 8.84 milionë euro për Moukoko.
Negociatat mes klubit anglez dhe lojtarit thuhet se janë duke vazhduar në mënyrë që të arrihet akordi mes dy palëve.
“Newcastle United ka gati ofertën në vlerë 8.84 milionë euro në vit për Youssoufa Moukoko”, shkruajnë mediat në ishull.























