Maldini thotë se Milan dhe Leao mund të realizojnë marrëveshje të re
Uran Krasniqi/RTKLive
Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao është lidhur me Chelsean, Barcelonën dhe Real Madridin, por Drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini, është gjithnjë e më i bindur se klubi mund ta realizojë një marrëveshje të re me Rafael Leao.
Leao së fundmi ishte edhe pjesë e Portugalisë në Botërorin "Qatar 2022".
"Ne do të përpiqemi të arrijmë një marrëveshje. Duket se të dyja palët duan të vazhdojnë së bashku dhe ne do të përpiqemi të mbyllim një marrëveshje. Ne jemi përpjekur ta bëjmë këtë për një vit e gjysmë, por shumë gjëra kanë ndodhur në atë kohë. Gjëja e rëndësishme është që ne duam të vazhdojmë dhe duket sikur edhe ai dëshiron", ka thënë Maldini.
Milan aktualisht gjendet në vendin e tretë në Serie A, shtatë pikë prapa liderit, Napolit.























