Joelinton do të dalë para gjykatës për vozitje në gjendje të dehur
BKT
Sport

Joelinton do të dalë para gjykatës për vozitje në gjendje të dehur

Mesfushori i Newcastle, Joelinton, është ndaluar nga Polica angleze për drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Ai është arrestuar të enjten në Newcastle dhe do të paraqitet para Gjykatës më 26 janar.

"Joelinton Cassio, njëzet e gjashtë vjeç, nga Ponteland,  është ndaluar për drejtimin e automjetit në një gjendje mbi kufirin e përcaktuar për alkool", ka thënë një zëdhënës i policisë së Northumbria.

Braziliani shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 të Newcastle në çerekfinale të Carabao Cup ndaj Leicesterit të martën.