21:22 / 12.01.2023
Fiton Hajdari largohet nga Malisheva
Uran Krasniqi/RTKLive
Futbollisti Fiton Hajdari dhe klubi i i Malishevës kanë ndarë rrugët. Për ndërprerjen e bashkëpunimit ka njoftuar vetë futbollisti.
"Desha t'iu informoj se që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC MALISHEVA dhe jam lojtare i lire. Dua t'i falenderoj bashkëlojtarët me të cilët kam kaluar momente shume te mira, trajneret dhe kryesine e klubit", ka shkruar Hajdari.
Aktualisht Malisheva gjendet në pozitën e tetë të Superligës së Kosovës.























