23:23 / 12.01.2023
Roma fiton nga Genoa dhe kalon në çerekfinale
Uran Krasniqi/RTKLive
Roma do të luajë në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi që sonte ka mposhtur Genoan.
Një veprim nga Paulo Dybala në pjesën e dytë i ka siguruar Romës një fitore 1-0 duke e mbajtur klubin kryeqytetas në rrugë për të fituar kompeticionin për herë të dhjetë.
Titullar në këtë sfidë ishte edhe Marash Kumbulla, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm.
Roma në çerekfinale do të luajë kundër fituesit të ndeshjes Napoli – Cremonense, që zhvillohet të martën.
Fiorentina gjithashtu ka kaluar në çerekfinale me fitoren 1-0 ndaj Sampdorias.























