Dy klubet e mëdha angleze në garë për Gvardiol
BKT
Sport

Dy klubet e mëdha angleze në garë për Gvardiol

F.Bytyqi/RTKLive

Klubi anglez, Chelsea synon të transferojë qendërmbrojtësin e RB Leipzig, Josko Gvardiol.

‘Blutë’ e Londrës sipas medieve britanike, janë të interesuar për mbrojtësin kroat, i cili bëri paraqitje fantastike në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Gvardiol është objektiv i Chelseas, por londinezët thuhet se duhet ta fitojnë garën kundër Tottenhamit, një tjetër skuadër e madh angleze që e kërkon kroatin.

Dy klubet e Premier League-s tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit për ta shikuar mundësinë e transferimit të reprezentuesit kroat në ishull.