Mourinho kishte refuzuar Portugalinë
F.Bytyqi/RTKLive
Trajneri i AS Roma, Jose Mourinho ka qenë njeriu më i kërkuar për të marr drejtimin e Portugalisë.
Tashmë Roberto Martinez është emëruar ‘timonier’ i ri i Portugalisë. Mourinho ka zbuluar se ka refuzuar mundësinë për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar të vendit të tij dhe këmbëngul se ai ishte zgjedhja e parë e Federatës Portugeze të Futbollit për këtë punë.
Ish-trajneri i Chelseat ishte konsideruar si një nga pretendentët për të marrë drejtimin nga Fernando Santos pas largimit të tij, pjesërisht për shkak të besimit se ai do të ishte në gjendje të merrte më të mirën nga Cristiano Ronaldo.
59-vjeçari sipas medieve të huaja, është në garë edhe për të marrë drejtimin e Brazilit pasi shkarkimit të Tite, por thuhet se ai do të qëndrojë te Roma.























