Prishtina firmos me katër supertalentë
BKT
Sport

Prishtina firmos me katër supertalentë

F.Bytyqi/RTKLive

Klubi më i madh në vendin tonë, FC Prishtina vazhdon të ofrojë lojtarë të rinj në skuadër.

Kryeqytetasit kanë nënshkruar kontratë profesionale me katër lojtarëve të rinj. FC Prishtina përmes një njoftimi, ka zyrtarizuar nënshkrimin me katër talentë të cilët konsiderohen potencial për ekipin e parë.

“Reart Bajrami, Naxhi Berisha, Pëllumb Glloku dhe Blendrit Krasniqi janë katër futbollistët e radhës që kanë firmosur kontrata profesionale me skuadrën nga kryeqyteti. Lojtarët e ofruar janë prezantuar me ekipin e parë nga drejtori sportiv Driton Krasniqi dhe stafi përcjellës i klubit”, thuhet në njoftimin e klubit bardhëkaltër.