15:31 / 13.01.2023
Egzon Qerimi rikthehet në vendlindje
F.Bytyqi/RTKLive
Futbollisti Egzon Qerimi zyrtarisht është rikthyer të FC Llapi.
Klubi nga Podujeva ka njoftuar zyrtarisht të premten për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin e talentuar.
“KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin qendror, Egzon Qerimi. 29-vjeçari rikthehet në ekipin e vendlindjes pas disa viteve të kaluara në KEK, Onix, Arbëri, Ulpianë e së fundmi në Dukagjinin e Klinës. Qerimi do bashkohet sot me ekipin në përgatitje për edicionin pranveror dhe do jetë përforcim për mesfushën e ekipit”, thuhet në njoftimin KF Llapi.























