Salah: Dihet kush është më i miri, s’ka nevojë të debatohet
Sport

Salah: Dihet kush është më i miri, s’ka nevojë të debatohet

B. H. / RTKlive

Gjithmonë do të ketë debate lidhur me temën se kush është futbollisti më i mirë në botë. E në këtë temë është përfshirë edhe futbollisti i Liverpoolit, Mohamed Salah.

Ai e ka dhënë mendimin e tij se kush është më i miri ndërmjet Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldo, lojtarë të cilët kanë qenë në qendër të vëmendjes së globit në dy dekadat e fundit.

“Messi është më i mirë. Nuk ka absolutisht nevojë të debatohet për këtë temë”, tha shkurt Salah.

Messi u bë kampion bote me Argjentinën një muaj më parë. Nga ana tjetër, Ronaldo fitoi titullin më të madh me kombëtaren e tij në vitin 2016 kur doli kampion i Evropës.


MË SHUME NGA Sport