LeBron udhëheq Lakersat në rikthimin spektakular prej -25 pikësh
Sport

LeBron udhëheq Lakersat në rikthimin spektakular prej -25 pikësh

B. H. / RTKlive

Los Angeles Lakers shënuan fitore në udhëtimin e tyre në Portland, me rezultat 121:112, duke u rikthyer nga një deficit prej 25 pikësh.

LeBron James pati një paraqitje të shkëlqyeshme, i cili ndonëse 38 vite mbi supet e tij arriti të realizojë 37 pikë.

Pas periudhës së parë, Lakers ishin në epërsi, por në çerekun e dytë patën një rënie të pabesueshme dhe pësuan 45 pikë. Kësisoj, Portland krijoi epërsi prej 25 pikësh në pjesën e parë dhe e ruajti këtë avantazh deri në çerekun e tretë.

Diferenca e lartë më pas filloi të shkrihej dhe Lakers luajtën shumë më mirë dhe anuluan deficitin e madh.

Në radhët e Portland më efikasi ishte Simmons me 31 pikë.

Rezultatet
Dallas – LA Clippers 98:112
Miami – New Orleans 100:96
Toronto – Nju Jork 125:116
Denver – Oklahoma 99:101
Phoenix – Memphis 112:110
Golden State – Brooklyn 116:120
Portland – LA Lakers 112:121

 


MË SHUME NGA Sport