Chelsea përgatit transferimin më të madh në historinë e Premier Leagues
Sport

Chelsea përgatit transferimin më të madh në historinë e Premier Leagues

B. H. / RTKlive

Saga rreth transferimit të Enzo Fernandez nga Benfica te Chelsea nuk ka përfunduar. Mediat portugeze pretendojnë se Chelsea do të negociojë sërish transferimin e tij.

Chelsea ka shpenzuar tashmë mbi 300 milionë euro për lojtarë të rinj në këtë afat kalimtar, por ata nuk planifikojnë të ndalen me kaq.

Gazeta portugeze “Record” raporton se Chelsea tashmë është gati të aktivizojë klauzolën e blerjes, e cila arrin në 125 milionë euro.

Nëse klubet arrijnë marrëveshje, ky do të jetë transferimi më i madh në historinë e Premier League. Rekordin, tani për tani, e mban Jack Grealish, i cili u transferua nga Aston Villa te Manchester City për 117 milionë euro.


MË SHUME NGA Sport