Lazio turpëron Milanin
Sport

Lazio turpëron Milanin

B. H. / RTKlive

Skuadra e Lazios e ka turpëruar skuadrën kampione në fuqi, Milanin në “Olimpico”, duke e mposhtur me rezultat 4:0.

Kjo fitore ia mundëson Lazios që të ngjitet në pozitën e tretë në Serie A, me 37 pikë, pas 19 ndeshjeve të zhvilluara, një më pak se Milani në pozitën e dytë.

Sergej Milinkovic - Savic zhbllokoi shifrat në minutën e katërt, derisa Zakanji shënoi për 2:0 para përfundimit të pjesës së parë. E serinë e golave në kaptinën e dytë e vazhduan edhe Luis Alberto, që shënoi golin e tretë nga penalltia në minutën e 67-të dhe Felipe Anderson që vendosi epilogun në minutën e 75-të.


MË SHUME NGA Sport