21:23 / 25.01.2023
Dortmund fiton si mysafir i Mainz
Uran Krasniqi/RTKLive
Borussia Dortmund është ngjitur në vendin e tretë në Bundesligë. Kjo pasi ka mposhtur në udhëtim skuadrën e Mainzit me rezultat 2-1.
Mainzi kaloi në avantazh pas 92 sekondave falë golit me kokë të koreanojugorit Jae-Sung Lee, por lojtarët e ekipit të "milionerëve" reaguan shumë shpejt. Ishte Julian Ryerson që barazoi shifrat për 1-1.
Dormundi e arriti fitoren vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes me golin e veteranit Mats Hummels në 90+4.
Pas kësaj humbje, Mainz mbetet në pozitën e 12-të me 20 pikë.