Berisha nga "Dardanët" thotë se MKRS po rrezikon ndeshjet e Kosovës
Sport

Berisha nga "Dardanët" thotë se MKRS po rrezikon ndeshjet e Kosovës

Uran Krasniqi/RTKLive

Kryetari i tifo-grupit "Dardanët", Lulzim Berisha, ka thënë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po rrezikon ta lë Kosovën pa luajtur në kualifikimet e marsit për Evropianin 2024.

Mediat kanë raportuar se Komisioni për licencimin e federatave sportive pranë MKRS-së sot e ka dërguar një shkresë në Federatën e Futbollit të Kosovës, përmes së cilës ka kërkuar nga presidenti Agim Ademi ta pezullojë funksionin e tij deri sa ta kryej një proces gjyqësor për vepër penale.

Dhe Berisha nuk ka qëndruar indiferent përballë raportimeve të tilla. 

“Dikush po i fërkon duart veç t'ia japë një shije të keqe futbollit tonë. UEFA dhe FIFA pritet të reagojnë fuqishëm ndaj ndërhyrjes politike në FFK. Me pallavra të një Komisioni vlerësues nuk mbahet gjallë e vërteta e licencimit, për qejf të një Komisioni vlerësues nuk guxojmë të rrezikojmë për të mos luajtur në mars", ka thënë ai. 


MË SHUME NGA Sport