Sophie Sorschag: Krenare që do ta përfaqësojë Kosovën
Sport

Sophie Sorschag: Krenare që do ta përfaqësojë Kosovën

Uran Krasniqi/RTKLive

Skitarja, Sophie Sorschag, ka thënë se ndihet krenare që do ta përfaqësojë Kosovën në gara ndërkombëtare. 

Para disa ditësh, Federata Skitare e Kosovës ka arritur marrëveshje me skitaren e disiplinës nordike(kërcim me ski) Sophie Sorschag që ta përfaqësojë Kosovën në ngjarjet më të rëndësishme të skijimit nordik. Ajo sot ka nënshkruar edhe kontratën. 

"Jam shumë krenare që do ta përfaqësojë Kosovën në gjithë botën në kërcimet me ski. Faleminderit gjithë popullit të Kosovës që më kanë bërë pritje të ngrohtë ditëve të fundit, e të cilën nuk e kam pasur më parë", ka thënë Sorschag.

 


MË SHUME NGA Sport