23:23 / 25.01.2023
Dembele e çon Barcelonën në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit
Uran Krasniqi/RTKLive
Ousmane Dembele ka dëshmuar se mund të jetë një lojtar kyç i Barcelonës sonte kur ka realizuar golin i cili ka bërë që skuadra të gjendet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Kjo pas fitores 1-0 kundër Real Sociedad të mbetur me dhjetë lojtarë.
Përkundër dominimit total, Barcelona nuk arriti të krijonte epërsinë në pjesën e parë.
Dembele shënoi tek në minutën e pesëdhjetë e dytë.
Mysafirët mbetën me dhjetë lojtarë pasi Brais Mendez u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Kjo ndeshje ishte mes vendit të parë dhe të tretë të La Ligas.