Mane kthehet në stërvitje
Sport

Mane kthehet në stërvitje

Uran Krasniqi/RTKLive

Sadio Mane më në fund është rikthyer në stërvitje pas një pushimi të gjatë si pasojë e lëndimit.

Ylli senagelez pësoi një lëndim gjatë nëntorit, i cili kërkoi operacion dhe fatkeqësisht e pa atë të humbasë Kupën e Botës "Qatar 2022".

Tridhjetë vjeçari pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e 1/16-tës së Bayern Munich kundër PSG-së, e cila do të zhvillohet më 14 shkurt.

Ai nënshkruajti me bavarezët në verën e vitit 2022 pas largimit të Robert Lewandowski te Barcelona. 


MË SHUME NGA Sport