22:56 / 26.01.2023
Kolo Toure shkarkohet nga detyra vetë pas dy muajve
Uran Krasniqi/RTKLive
Kolo Toure është shkarkuar nga Wigan Athletic vetëm rreth dy muaj pasi mori drejtimin e klubit të Championship.
Dyzet e një vjeçari është shkarkuar të enjten pas vetëm pesëdhjetë e nëntë ditësh pasi nuk fitoi asnjë nga nëntë ndeshjet ku ishte në krye të skuadrës.Wigan ka humbur gjashtë nga aq ndeshje dhe qëndron në fund të kampionatit me njëzet e pesë pikë nga njëzet e tetë ndeshje.
"Së pari, do të doja të falënderoja për përpjekjet e tij gjatë kohës së tij në klub. Fatkeqësisht, rezultatet në fushë nuk kanë qenë ashtu siç do të dëshironim", ka thënë Shefi ekzekutiv, Malachy Brannigan.
Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Manchester Cityt dhe Liverpoolit, ishte emëruar më 29 nëntor dhe ky ishte roli i tij i parë menaxherial.























