21:48 / 28.01.2023
Trepça fiton kundër kampionit
Uran Krasniqi/RTKLive
Trepça ka mposhtur Golden Eagle Yllin në javën e 20-të të Prince Caffe Superligës.
Rezultati përfundimtar ka qenë 69:67 (20:14, 21:21, 12:16, 16:16).
Dhjetë minutat e fundit kanë qenë vendimtare në këtë sfidë ku edhe kanë triumfuar mitrovicasit, pasi paraprakisht në të gjitha periudhat kanë qenë më të balancuara.
Më i miri ishte te vendasit ishte Andrew Gordon me 22 pikë e gjashtë kërcime, kurse Davis i mysafirëve shënoi 20 pikë.