10:43 / 29.01.2023
Skriniar nënshkroi për PSG-në, Interi mbeti duarbosh
B. H. / RTKlive
Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar pas përfundimit të sezonit do të jetë padyshim lojtar i ri i PSG-së.
Ai tashmë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kampionin francez, e cila do të jetë e vlefshme nga 1 korriku.
Në këtë rast Interi do të mbetet duarbosh, pasi Skriniar do të largohet si lojtar i lirë. Verën e kaluar Interi mund ta shiste sllovakun për 60 milionë euro.