12:01 / 29.01.2023
Gusto tashmë i përket Chelseas, mbetet huazim te Lyon
Uran Krasniqi/RTKLive
Chelsea ka vazhduar aktivitetin në afatin kalimtar të janarit me nënshkrimin e mbrojtësit të djathtë të Lyonit, Malo Gusto.
Reprezentuesi i Francës U-21 ka firmosur një kontratë shtatëvjeçare e gjysmë në "Stamford Bridge", por ai do të kalojë pjesën e mbetur të sezonit 2022-2023 si huazim te klubi ku është aktualisht, te Lyon.
Siç është raportuar, Gusto i ka kushtuar Chelseas 29.9 milionë euro.
Pas Mykhaylo Mudryk, Benoit Badiashile, Noni Madueke, Andrey Santos, David Datro Fofana dhe Joao Felix, ai bëhet nënshkrimi i shtatë i Chelseas.