15:47 / 29.01.2023
Malisheva prezanton dy futbollistë të rinj
Uran Krasniqi/RTKLive
Duke e shfrytëzuar afatin kalimtar të janarit Malisheva ka afruar edhe dy futbollistë të tjerë. Për afrimet ka njoftuar vetë klubi nga qyteti me të njëjtin emër.
"Konfirmojmë kompletimin e transferimit të Faruk Bihorac nga klubi Sileks i Maqedonisë së Veriut dhe Florent Avdyli nga FC Drenica", ka njoftuar Malisheva.
Aktualisht Malisheva gjendet në pozitën e tetë në renditjen tabelare.