18:09 / 29.01.2023
Mba i Trepçës `89 prezantohet te Partizani i Tiranës
Uran Krasniqi/RTKLive
Partizani i Tiranës ka prezantuar futbollistin e Trepçës `89, Christian Mba. Sipas njoftimit, nigeriani ka firmosur një kontratë për 3 vite e gjysëm.
"FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Christian Mba. Klubi ka arritur akordin me sulmuesin, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit Trepca 89'. 23 vjeçari nga nigeria ka firmosur një kontratë për 3 vite e gjysëm me opsion edhe për një tjetër vit", ka njoftuar Partizani.
Mba edicionin e fundit ishte nga sulmuesit më të dalluar në Superligën kosovare.