20:53 / 29.01.2023
Sigal Prishtina fiton pa vështirësi nga Rahoveci
Uran Krasniqi/RTKLive
Sigal Prishtina ka fituar kundër Rahovecit në xhiron e 20-të të Prince Caffe Superligës.
Rezultati përfundimtar ka qenë 48:82 (8:24, 14:18, 8:25, 18:15).
Të gjitha periudhat e ndeshjes i takuan skuadrës nga kryeqyteti.
Edmond Kryeziu shënoi 11 pikë te vendasit, kurse Brooks Debischop kishte 12 pikë e dhjetë kërcime për mysafirët.
Aktualisht Sigal Prishtina gjendet në vendin e dytë në tabelën që e kryeson Golden Eagle Ylli, kurse Rahoveci është në vendin e fundit.