Interi në gjysmëfinale, eliminohet Atalanta e Gjimshitit
M.Sh/RTKlive
Skuadra e Interit është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi mundi me rezultat 1:0 Atalantën në “San Siro” në një ndeshje mjaft interesante. Golin e vetëm e shënoi Darmian në minutën e 57-të.
Berat Gjimshiti ishte titullar për Atalanten, derisa futbollisti tjetër i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani e e zëvendësoi Hakan Calhanoglou në minutën e 72-të.
Interi do të përballet në gjysmëfinale me të kualifikuarën e çiftit Juventus – Lazio, që do të luhet të enjten në Torino.
Nis ndeshja Inter – Atalanta
Ka nisur tashmë ndeshja për kupën e Italisë ndërmjet Interit dhe Atalantas. Romelu Lukaku starton në sulmin e Interit bashkë me argjentinasin Lautaro Martines.
Kjo është ndeshja e parë çerekfinale e Kupës së Italisë dhe skuadra fituese në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e duelit ndërmjet Juventusit dhe Lazios. Takimi ka filluar nga ora 21:00, ndërsa këto janë formacionet zyrtare:
Inter luan me: Andre Onana, Matteo Darmian, Stefan De Vrij, Francesco Acerbi, Denzel Dumfries, Nicolo Barella, Hakan Calhanoglu, Henrikh Mkhitaryan, Robin Gosens, Lautaro Martinez, Romelu Lukaku.
Nga Atalanta; Duvan Zapata, Jeremie Boga, Mario Pasalic, Joakim Maehle, Teun Koopmeiners, Marten De Roon, Hans Hateboer, Giorgio Scalvini, Berat Djimsiti, Rafael Toloi, Juan Musso.























