21:06 / 01.02.2023
Real Madrid e kthen mbrojtësin Fran Garcia
Uran Krasniqi / RTKLive
Real Madrid ka rënë dakord me Rayo Vallecano që mbrojtësi i majtë, Fran Garcia, të kthehet në "Santiago Bernabeu" brenda këtij viti.
Njëzet e tre vjeçari ishte larguar nga kampionët aktualë të La Liga-s në formë huazimi gjatë sezonit 2020-21, përpara se të nënshkruante për Rayon para sezonit 2021-22.
Mbrojtësi do të kthehet në Madrid pas përfundimit të këtij sezoni në një marrëveshje me vlerë 5 milionë euro.
Garcia ka impresionuar që nga bashkimi me Rayo, duke luajtur tridhjetë e katër ndeshje në La Liga sezonin e kaluar dhe të gjitha ndeshjet e deritanishme gjatë këtij sezoni.























