Cremonese eliminon Romën nga Kupa e Italisë
BKT
Sport

Cremonese eliminon Romën nga Kupa e Italisë

Uran Krasniqi / RTKLive

Cremonese ka eliminuar Romën nga Kupa e Italisë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Balardini, triumfoi me rezultatin 1-2, duke u kualifikuar në gjysmëfinale. 

Dessers kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 28-të kur e shndërroi në gol penalltinë e fituar. Goli i dytë erdhi në minutën e 49-të që ishte një autogol i Celik. Roma vetëm e ngushtoi epërsinë në minutën e 90+4 nga Belotti.

Kësisoji Kupa e Italisë ka mbetur pa një nga skuadrat që ishin konsideruar favorite.