‘El Nacional’: PSG e gatshme të paguajë 75 milionë euro për Rashford
BKT
Sport

‘El Nacional’: PSG e gatshme të paguajë 75 milionë euro për Rashford

F.Bytyqi/RTKLive

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford raportohet se është në shënjestër të klubi të madh francez, PSG.

Rashford është duke bërë një sezon të madh me ‘Djajtë e Kuq’, dhe tashmë ai është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropiane.

Sipas ‘El Nacional’, PSG është gati të shpenzojë 75 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford sezonin e ardhshëm.

Anglezi këtë sezon të garave, ka shënuar 18 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Kontrata e tij me klubin nga ‘Old Traffordi’ skadon në vitin 2024, por lojtari gjatë kësaj verë mund të bëhet me skuadër të re.

Parisi thuhet se është destinacioni i mundshëm për Rashford.