11:48 / 02.02.2023
Kaka flet para sfidës Milan-Inter, lavdëron Leaon
F.Bytyqi/RTKLive
Në kuadër të derbit Milan-Inter, ka folur ish-ylli i ‘Rossonerëve’, Leite Kaka.
Ish-asi brazilian në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, ka thënë se sfida e radhës mes Milanit dhe Interit, do të jetë një ndeshje e ekuilibruar.
“Gjithmonë është një derbi i madh. Pres një lojë të ekuilibruar. Milani nuk ka asgjë më pak se Interi”, tha Kaka.
Ai ka lavdëruar yllin e Milanit, Leao. Sipas tij, sulmuesi portugez është një lojtar fantastik.
Leao? Një lojtar fantastik, më pëlqen shumë. Do ta këshilloja të qëndronte, sepse nganjëherë largimi nga Milani nuk është një ide e mirë”, theksoi Kaka.























