Januzaj largohet nga Sevilla? E kërkon klubi i njohur turk
BKT
Sport

Januzaj largohet nga Sevilla? E kërkon klubi i njohur turk

F.Bytyqi/RTKLive

Anësori kosovar Adnan Januzaj raportohet se është afër largimit nga Sevilla.

E ardhmja e reprezentuesit kosovar të Belgjikës, sipas medieve turke, do të jetë në Turqi, atje ku afati kalimtar ende është i hapur.

Skuadra nga Stambolli, Istanbul Basaksehir siç raportohet, po këmbëngul për transferimin e anësorit me prejardhje nga Kosova.

Agjentja e Januzajt, Rafaela Pimenta është në bisedime me skuadrën turke dhe në 48 orët e ardhshme pritet që Januzaj të udhëtoj drejt Stambollit për vizitat mjekësore.

Bëhet fjalë për një huazim nga Sevilla te Basaksehir me klubin turk që ka opsionin e blerjes.

27-vjeçari ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje me Sevillën, ku në të gjitha është futur si zëvendësues.