22:24 / 02.02.2023
Trepça’89 e rikthen Happy Mashaun
Uran Krasniqi / RTKLive
Trepça’89 e ka rikthyer futbollistin, Happy Mashau, i cili në edicionin 2020/2021 kishte qenë pjesë e klubit mitrovicas.
"Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se ka transferuar ish futbollistin tonë Happy Mashau. Mashau rikthehet për të përforcuar repartin defanziv të Minatorëve. Ky nuk do të jetë transferimi i fundit i cili do ti bashkohet grupit të drejtuar nga kryetrejneri z. Shpëtim Idrizi. Mashaut i urojmë shum suksese në fanellën gjelbërtebardhë", ka njoftuar klubi.
Njëzet e nëntë vjeçari nga Afrika e Jugut së fundmi ishte pjesë e Vllaznisë në Superioren shqiptare dhe DC Motema Pembes në Kongo.























