Asensio dhe Vinicius i japin fitoren Real Madridit
BKT
Sport

Asensio dhe Vinicius i japin fitoren Real Madridit

Uran Krasniqi / RTKLive

Real Madridi ka vazhduar presionin ndaj Barcelonës për kreun e La Ligës. 

Skuadra e Carlo Ancelotit ka realizuar një fitore 2-0 kundër Valencias.

Marco Asensio dhe Vinicius Junior shënuan në minutat 52′ dhe 54′.

Valencia disa minuta luajti me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit të Gabriel Paulistas.

Me këtë fitore Reali qëndron në vendin e dytë me 45 pikë, pesë më pak se Barcelona që ndodhen në vendin e parë. Kurse Valencia pozicionohen në vendin e 14 me 20 pikë.