Tri ligat e mëdha evropiane rikthehen sonte me duele të zjarrta
F.Bytyqi/RTKLive
Tri ligat e mëdha evropiane, Premier League, La Liga dhe Bundesliga gjermane, rikthehen sonte në aksion.
Elita angleze vjen sonte me duelin interesant Chelsea-Fulham, sfidë kjo që luhet në kuadër të javës së 21-të dhe që fillon në orën 21:00.
‘Blutë’ e Londrës që aktualisht ndodhen në pozitën e dhjetë me 29 pikë, në duel ndaj Fulhamit kërkon pikët maksimale në garën për të siguruar një vend që çon në garat evropiane, derisa Fulham dy pikë më shumë dhe ndodhen në vendin e shtatë.
Ndërkaq, La Liga vjen dueli mes Athletic Bilbao-Cadiz, ndeshje kjo e rëndësishme për të dy skuadrat elitare spanjolle. Ky ballafaqim starton në orën 21:00.
Augsburg-Bayer Leverkusen, është ndeshja e parë e kësaj fundjave në Bundesligën gjermane, duel ky që nis në orë 20:30 dhe pritet të jetë sjellë një sfidë tejet interesante.























