Guardiola këmbëngul: Nuk jam i hidhëruar me Cancelo-n
F.Bytyqi/RTKLive
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, këmbëngul se nuk ka asnjë hidhërim me Joao Cancelo.
Mbrojtësi i Cityt pak ditë më parë është huazuar te Bayern Munichun pas përplasjes me Guardiolën.
“I uroj atij më të mirën. Ai ka qenë një figurë e jashtëzakonshme në fitimin e dy titujve të Premier League”, tha Guardiola për mediat britanike.
“Pas Kupës së Botës ne kemi luajtur me modele të ndryshme dhe u kam dhënë më shumë kohë lojtarëve të tjerë. Secili ka personalitetin e tij. Atij i pëlqen të luajë, ai stërvitet më së miri, por kërkon të luajë më shumë për të qenë i lumtur, kështu që së bashku me klubin vendosëm që ta lejojmë atë të shkojë në Munich”.
“Ai dëshiron të luajë çdo ndeshje. Shpresoj së kjo do të ndodh në Munich. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, me etikën e tij të punës, dashurinë dhe pasionin për futbollin. Të gjithë e dimë këtë”, theksoi Guardiola.
“Unë jam i kënaqur me skuadrën time. Ne mund ta përballojmë situatën dhe unë besoj te lojtarët që kam”, pohoi strategu spanjoll.