Kosova U17 në kategorinë e femrave nis përgatitjet për kualifikime
Sport

Kosova U17 në kategorinë e femrave nis përgatitjet për kualifikime

Uran Krasniqi/RTKLive

Kombëtarja U17 e Kosovës në konkurrencën e femrave ka filluar përgatitjet për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023, të cilat zhvillohen në muajin mars në Francë.

Grumbullimi katërditor do t’i shërbejë përzgjedhëses Sanije Krasniqit që ta bëjë selektimin e futbollisteve më të mira vendore dhe të ardhura nga jashtë, për të formuar ekipin me të cilin do të përballen kundër Irlandës, Francës dhe Italisë në mars.
"Ndonëse është vetëm dita e parë, Bardha Mahmuti tha se atmosfera është shumë e mirë në ekip. Francën ajo e konsideron si kundërshtarin më të fortë por pohoi se atje shkojnë për të fituar. E Lorita Islami që i bashkohet Kosovës për herë të parë, u ndje shumë e lumtur për ftesën që ka marrë dhe për pritjen që iu bë nga ekipi i Kosovës. Kujtojmë që Kosova U17 vitin e kaluar ka kaluar nga Liga B në Ligën A, duke shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në rrugëtimin drejt Euro 2023", ka njoftuar FFK.


MË SHUME NGA Sport