17:47 / 03.02.2023
Nagelsmann dyshon se Mbappe është lënduar
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, nuk i beson plotësisht lajmit të Paris Saint-Germain për lëndimin e Kylian Mbappe.
Dy skuadrat do të ballafaqohen në 1/16 të Ligës së Kampionëve dhe thuhet francezi mund të mungojë, por nga ana tjetër trajneri gjerman ka shfaqur dyshime.
"Unë nuk e di se çfarë ka. Është relativisht e paqartë në faqen e PSG. Nëse nuk është një dëmtim strukturor, nuk mund ta imagjinoj që ai të humbasë ndeshjen, por nuk e di. Sigurisht, ata mund të luajnë poker", ka thënë Nagelsmann. “Po përgatitem për ndeshjen sikur ai do të luajë”.